Nesta fillon stërvitjet e plota

dardanmiftari | Wednesday, May 20, 2009 | 0 Komente

Faqja zyrtare e Milanit njofton se Alessandro Nesta ka filluar stërvitjet e plota me bashkëlojtarët e tij.
Mbrojtësi italian ka pasur probleme me lëndim që nga fundi i sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë paraqitje zyrtare për Rossonerët për më shumë se një vit. Kohë më parë mediat italiane kishin sugjeruar se 33-vjeçari po mendon t’i japë fund karrierës së tij si futbollist për shkak të lëndimit, i cili e pengon rikthimin e tij në fushë. Mirëpo kthimi i Nestas në stërvitje mund të japë shpresë për rikthimin e tij në ndeshjet me Milanin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...