Ribery do t’i kushtojë Barcelonës 30 milionë euro
Barcelona tashmë ka të kompletuar marrëveshjen me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
El Mundo Deportivo para ndeshjes El Classico shkruan se Barça ka mposhtur rivalin Real Madridin për të marrë shërbimet e anësorit francez.Një delegacion i Barcelonës ishte në Ibiza këtë javë, ku qëndron me zyrë edhe agjenti i Ribery, Alain Migliaccio.Shuma e transferimit është arritur me Bayernin, që thuhet të jetë 22 milionë funte dhe një lojtar i Barçës. Dy opsionet janë Eidur Gudjohnsen ose Alex Hleb, që të dy të vlerësuar me mbi 7 milionë funte.Drejtuesit e Bayernit janë të bindur se fansat do ta pranojnë shitjen e yllit, duke marrë parasysh që e blenë atë për 20 milionë funte nga Marseille, dy vite më herët.
Category: Futboll
0 Komente