Rooney pret më shumë nga vetja

dardanmiftari | Friday, May 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tija në pozita të ndryshme, siç ishte ajo në ndeshjen kundër Arsenalit, mirëpo vetë lojtari është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e tij.
“Nuk mendoj se ishte njëra nga paraqitjet e mia më të mira”. “Unë e bëra punën time për skuadrën, mirëpo nuk më dukej që ofroja sa duhet në sulm, kështu që shpresoj të përmirësohem javën e ardhshme”. “Në disa ndeshje është më mirë të luash në atë pozitë (anën e majtë), sepse ke më shumë hapësirë dhe e përcjell gjithë ndeshjen, mirëpo disa herë është më mirë të lush në qendër të sulmit”, ka shpjeguar anglezi për “Sky Sports News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...