Senderos: Dua të qëndron në Milan
Mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos, dëshiron ta vazhdojë qëndrimin e tij te Milani, ku në sezonin e fundit luajti si huazim.
Gjiganti italian ka opsionin për të blerë mbrojtësin zviceran në kontratën e huazimit, e cila është afër fundit. Edhe pse ai bëri vetëm 19 paraqitje për Milanin, Senderos dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin italian. “Ndjehem shumë mirë këtu dhe do të doja të qëndroj. Kam punuar shumë me trajnerin dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë zvicerani.
Category: Futboll
0 Komente