Shkëmbimi Pandev-Iaquinta?
Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, dëshiron të largohet drejt një skuadre më të madhe, ndërsa Juvetnusi mund ta shfrytëzojë Vincenzo Iaquintan si pjesë e marrëveshjes për ta sjellë maqedonasin në Torino.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon 20 milionë euro për lojtarin e tij, ndërsa “Corriere dello Sport” njofton se Juve do të propozojë një shkëmbim me Iaquintan. Hamburgu, Tottenhami, Fiorentina dhe Interi janë ndërmjet skuadrave të interesuara për shërbimet e Pandev.
Category: Futboll
0 Komente