Tevez: Mund të kaloj në Spanjë

dardanmiftari | Friday, May 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, edhe një herë e ka bërë të ditur se ardhmja e tij te kampioni i Ligës Premier nuk është e sigurt, ndërkohë që ai mund të transferohet për një aventurë në Spanjë në fund të këtij sezoni.
“Është e vërtetë se kam kaluar shumë kohë në bankën rezervë dhe dëshiroj të luaj më shumë. Mirëpo secilën herë që më jepet mundësia bëj gjithçka që mundem dhe i shfrytëzoj të gjitha përparësitë e mia”. “Personalisht e shoh veten më shumë larg Unitedit, sesa që do të qëndroj. Nuk kam arsye ta gënjej askënd, sidomos tifozët të cilët më përkrahin shumë dhe nuk dëshiroj t’i gënjej ata’. “Derisa e mbaj fanellën e Unitedit, do ta lë shpirtin tim në fushë. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të dëshiroja të shkoj në Spanjë, mirëpo ende nuk e di se çka do të ndodhë”, ka thënë argjentinasi për “Cadena COPE”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...