Tevez ndjehet i parespektuar

dardanmiftari | Saturday, May 16, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Ligën Premier, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë për Djajtë e Kuq në sezonin e ardhshëm.
“Qëllimi im është që të mbetem në Ligën Premier, sepse kjo është liga më konkurruese në botë, edhe pse jam i vetëdijshëm për interesimet e skuadrave spanjolle dhe italiane”. “Kur të përfundojë Kampionati do të vendos se ku do të shkoj. Ndjej dhimbje që duhet të largohem nga Manchester Unitedi, për shkak të tifozëve”. “Është e vështirë për mua që ta pranoj këtë vendim. Secila ditë që kalon është më e vështirë për mua, sepse e di se nuk do të luaj më për këtë skuadër”. “Drejtuesit e skuadrës thonë se unë jam pranë zgjatjes së kontratës, mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk më kanë respektuar. Asnjëherë nuk kam kërkuar nga Ferguson ndonjë sqarim, por lojtari e kupton kur nuk bën pjesë në planet e skuadrës”, ka thënë argjentinasi për “TyC Sports”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...