Viola thuajse siguron Ligën e Kampionëve
Skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore minimale në Stadio Franchi të Firences kundër Sampdorias për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të vizës për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Goli i Alberto Gilardinos i shënuar në minutën e 21-të pati vlerën e tre pikëve me ç’rast Fiorentina distancohet pesë pikë nga Genoa që mban vendin e pestë, dhe ka nevojë për vetëm një pikë kundër Lecces në ndeshjen e ardhshme, ose Genoa të mos fitojë në Torino, dhe Viola do të luajë në garën më prestigjioze të futbollit në sezonin e ardhshëm. Gjenovasit nga ana tjetër nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një pikë përballë Chievos e cila lufton për ekzistencë, pasi që takimi i zhvilluar në Stadio Ferraris ka përfunduar me rezultat prej 2-2. Në takimet tjera, Palermo e ka mposhtur Lazion, ndërsa skuadrat e fundit në tabelë, ajo e Regginas, Torinos dhe Bolognas kanë shënuar fitore, për ta bërë edhe më dramatik përfundimin e Kampionatit italian.
Category: Futboll
0 Komente