Wenger e sheh Almunian si portier të Anglisë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se portieri Manuel Almunia do të mund të mund të përfaqësojë Anglinë një ditë.
Almunia një kohë të gjatë ka qenë në dilemë se cilën kombëtare do të zgjidhte ta përfaqësojë, atë të Spanjës ku është lindur, apo të Anglisë, nënshtetësinë e të cilit vend pritet shumë shpejt ta marrë.“Nëse do të jetë e mundshme legalisht, pse jo? Besoj se ai jo vetëm që është mjaft i mirë, por ai është më i miri. Ka rregulla ndërkombëtare që duhet të respektohen, dhe më pas është një zgjidhje që i takon Asociacionit Anglez të Futbollit, ose dëshirës së Almunias”, thotë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente