Werder në finale të Kupës UEFA
Werder Bremeni është finalisti i dytë i Kupës UEFA, pasi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales gjermane, në fushë të Hamburgut.
Vendasit e Hamburgut kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Ivica Olic, pas 12-të minutash lojë, ndërsa Werder Bremen arriti të barazojë rezultatin që në pjesë të parë me anë të mesfushorit brazilian Diego (29’),Dy gola të shënuar në pjesën e dytë, së pari nga Claudio Pizzarë në minutën e 66-të, dhe pastaj nga Frank Bauman në minutën e 83-të, ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Werderit, pavarësisht edhe një goli të vonshëm të vendasve. Olic shënoi edhe golin e dytë tre minuta para fundit të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të dërguar Hamburgun në finale.Werderi, kualifikohet për në finale falë më shumë golave në udhëtim, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 3-3. Ekipi gjerman në finale do të takohet me ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk, që doli fitues nga gjysmëfinalja ukrainase përballë Dinamo Kievit.
Category: Futboll
0 Komente