Atletico shtyn Maxi Rodriguez drejt Tottenhamit

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

Drejtuesit e Atletico Madrid janë duke tentuar të bindin Maxi Rodriguez të pranojë ofertën e Tottenhamit.
Siç shkruan sportivja spanjolle AS, Spurs kanë bërë një ofertë formale për argjentinasin dhe klubi nga Madridi është i gatshëm ta shndërrojë në kesh mesfushorin. Atletico ka nevojë për para për të krijuar një fond për të realizuar planet e veta të transferimeve, por duket se problemi është te vetë lojtari, i cili ngurron të kalojë në ekipin anglez, duke marrë parasysh mungesën e këtij klubi në garat evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...