Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj

dardanmiftari | Sunday, June 07, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se skuadra e tij do të blejë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërkohë ai ka theksuar se javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Samuel Eto'o-s për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit kamerunas.
“Do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë të rinj të nivelit të lartë për t’i plotësuar pozitat për të cilat stafi trajnues mendon se ka nevojë për përforcime”. “Ne e dimë se lojtarët dëshirojnë të vijnë te Barcelona, pasi që projekti ynë është solid. Ne dëshirojmë të transferojmë lojtarë për një çmim të arsyeshëm, pasi në këtë kohë të krizës ekonomike dëshirojmë të japim një shembull të mirë”, ka thënë Laporta për “Sport”. Më tutje, Laporta ka folur për sulmuesin Eto’o, duke mos detajizuar largimin apo qëndrimin e tij, por ka lënë të hapur çdo mundësi, mirëpo parimisht Laporta dëshiron të dëgjojë çfarë kërkon kamerunasi. “Ne dëshirojmë t’i dimë planet e Eto’-s. Ne dëshirojmë ta trajtojmë mirë lojtarin i cili na ka dhënë gjithçka, dhe kur e them këtë nuk mendoj vetëm për golat, por edhe për qëndrimin dhe karakterin tij”. “Samu është një lojtar i shkëlqyer dhe për të ka shumë oferta. Kemi caktuar takime me agjentin e tij për javën e ardhshme ku të dyja palët do t’i tregojnë qëndrimet e tyre”, ka shtuar presidenti i Barcës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...