Barca nuk heq dorë nga Villa

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Barcelona dëshiron të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Valencias, David Villa, për të cilin është i interesuar edhe rivali i përjetshëm, Real Madrid.
Edhe pse presidenti i Valencias, Manuel Llorente, së fundmi deklaroi se ka vendosur të mos e shesë sulmuesin spanjoll, sido që të jetë, kataluanist dëshirojnë të bëjnë një ofertë “që nuk refuzohet”. Blaugranët e kanë të kufizuar buxhetin e shpenzimeve këtë afat kalimtar, dhe maksimumi që mund të shpenzojnë është 35 milionë euro. Mirëpo, ata e kanë në dispozicion sulmuesin Samuel Eto’o, të cilin mund ta shfrytëzojnë si pjesë e marrëveshjes. Kështu, sipas “TV3”, Barcelona planifikon ta shesë kamerunasin Eto-o dhe të grumbullojë 40 milionë euro të nevojshëm për t’i bërë ofertë Valencias për David Villan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...