Birminghami vazhdon ta kërkojë Vieiran

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Shefi i Birmingham Cityt, David Gold, ka deklaruar se skuadra e porsakthyer në Premier Ligë nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta transferuar mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
“Ne e kemi provuar njëherë dhe do ta provojmë sërish, pasi që nuk mund të arrish sukses nëse nuk provon”, është cituar Gold nga “Daily Mail”. Sipas të gjitha gjasave, Vieira do të largohet nga Inter këtë afat kalimtar, mirëpo francezi ka deklaruar se nëse largohet nga Giuseppe Meazza, atëherë do të kthehet në Francë për të luajtur në Ligën e Parë, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar PSG dhe Lyon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...