Burdisso nuk do të transferohet te Chelsea

dardanmiftari | Saturday, June 20, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka mohuar spekulimet se do t’i bashkëngjitet Chelseat gjatë këtij afati kalimtar.
Është spekuluar se argjentinasi mund të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Decos dhe Ricardo Carvalhos në Giuseppe Meazza. Mirëpo, agjenti i Burdissos thotë se Blutë nuk e kanë kontaktuar klientin e tij. “Ne nuk dimë asgjë. Interi nuk na ka njoftuar në lidhje me këtë çështje, ndërsa në gazeta ka vend për fantazi të këtilla”, ka thënë agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo për FcInterNews.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...