Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë

dardanmiftari | Sunday, June 07, 2009 | 0 Komente

Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka reaguar ndaj provokimit të trajnerit të Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në stolin e Përfaqësueses kuqezi në përballjen e të shtunës mbrëma në "Qemal Stafa".
“Nuk do të dëshiroja të isha në vendin e (trajnerit Josip) Kuze dhe të shqiptarëve në këtë përballje”, ka deklaruar Queiroz duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për Portugalinë. Ndërkohë, kapiteni i Olimpique Marseille është shprehur krenar që është shqiptar edhe në këtë mbrëmje të vështirë duke thënë se pavarësisht rezultatit, futbollistët kuqezi do të dalin nga fusha kryelartë. "Nuk jam në pozicionin për t‘iu përgjigjur Queiroz, por ai duhet të dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në fitore do ta kemi kokën lartë dhe do të mbetemi krenarë për origjinën tonë”. “Këtë le ta tregojmë në fushë, me mundësitë tona. Ne nuk dorëzohemi dhe në asnjë moment nuk i trembemi Portugalisë", është shprehur mesfushori kosovar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...