Casillas: Reali është shtëpia ime

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 1 Komente

Iker Casillas ka mohuar ‘me forcë’ spekulimet se mund të largohet nga Real Madridi këtë verë për t’iu bashkëngjitur Manchester Unitedit.
“Nuk ka absolutisht asgjë nga Unitedi ose ndonjë skuadër tjetër. As agjenti im e as Real Madridi nuk më kanë thënë asgjë për ndonjë ofertë dhe askush nuk më ka telefonuar. Të gjitha janë spekulime, gjëra që ndodhin gjatë afateve kalimtare”. “Unë kam kontratë me Madridin deri në vitin 2017 dhe dëshiroj ta respektoj atë. Të gjithë e dinë se unë jam një ‘madridist’ dhe jam gjithmonë 100 për qind me klubin. Unë i jam bashkuar Realit si i ri dhe këtu është shtëpia ime”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...