De Ceglie do të qëndrojë te Juventus

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

Carlo Pallavicino, agjenti i mbrojtësit të Juventusit, Paolo De Ceglie, ka dhënë një deklaratë ku thuhet se 22-vjeçari nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër, përkundër spekulimeve se ai mund t’i bashkëngjitet Napolit.
“Lojtari nuk do t’i konsiderojë mundësitë që ka te Napoli dhe Udinese, jo se nuk i respekton këto dy klube të mëdha, por thjeshtë se është i vetëdijshëm për vlerën e tij dhe ka vendosur t’i provojë aftësitë e tij me Juventusin”, shkruan në deklaratën e Pallavicinos të publikuar në pianetazzurro.net. Për më shumë edhe trajneri i bardhezinjve, Ciro Ferrara, nuk dëshiron të lejojë largimin e mbrojtësit të krahut, i cili konsiderohet si lojtar me perspektivë në të ardhmen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...