Interi ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Ibran
Shpresat e Barcelonës për ta transferuar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic pothuajse janë shuar, pasi që presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka refuzuar ofertën e homologut të tij te Blaugranët, Joan Laporta.
Moratti ka qenë në Barcelonë për të diskutuar mundësinë e shitjes së lojtarit kryesor të skuadrës, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Camp Nou, mirëpo duket se Ibra duhet të presë një kohë më të gjatë për t’u transferuar atje, pasi që “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Moratti i ka thënë JO kalimit të tij te kampioni spanjoll. I njëjti burim shkruan se Laporta kishte ofruar 25 milionë euro dhe Samuel Eto'o-n për të fituar shërbimet e Ibrahimovic dhe Maxwell, gjë që kishte qenë shumë e pakënaqshme për presidentin Moratti. Kjo pamundësi e Barcelonës për ta transferuar Ibracadabran, ua jep shansin Real Madridit dhe Chelseat që të jenë më të efektshëm nëse dëshirojnë shërbimet e suedezit.
Category: Futboll
0 Komente