Jankulovski dhe 10 milionë euro për Mexesin
Milani vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Romës, Philippe Mexes.
Sportmediaset.it njofton se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë dhjetë milionë euro dhe ta ‘sakrifikojnë’ Marek Jankulovskin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez. Trajneri i Milanit, Leonardo, është i interesuar që ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe Mexes do të ishte njeriu i duhur për ta freskuar këtë repart, sidomos kur tashmë kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit tjetër francez Aly Cissokho.
Category: Futboll

0 Komente