Kaka: Gjithmonë do ta dua Milanin

dardanmiftari | Sunday, June 14, 2009 | 0 Komente

Mesfushori brazilian Kaka edhe një herë ka pohuar lidhjen e tij me Milanin, duke thënë se rosonerët gjithmonë do të jenë në zemrën e tij.
“I jam shumë falënderues Milanit. Nëse sot jam futbollist i klasit botëror, kjo është për shkak të rosonerëve dhe përfaqësueses së Brazilit”, ka thënë Kaka, i cili është në Afrikën e Jugut në Kupën e Konfederatave.“Vërtet më vjen keq për atë që ndodhi me Milanin, por tash duhet ta pranoj faktin se e ardhmja ime është në përbërjen e Real Madridit dhe raportet e mia profesionale me rosonerët ndërpriten”.“Shpresoj se Milani do të mund të bëjë gjëra të mëdha me strategun e ri Leonardo dhe iu dëshiroj gjithçka të mirë. Gjithmonë do t’i dua ngjyrat kuqezi”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...