Milan nënshkruan me sulmuesin Zigoni

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

"Sky Sport Italia" njofton se Milani ka mposhtur konkurrencën e një numri të madh skuadrash nga Serie A për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar, Gianmarco Zigoni, nga Treviso për një shumë prej 1.2 milion euro.
Sulmuesi i ri ka lënë përshtypje të madhe me skuadrën e të rinjve të Trevisos, kështu që sezonin që shkoi është inkuadruar në ekipin e parë të skuadrës duke shënuar dy gola në 18 paraqitje në Serie B. Treviso ka rënë në Lega Pro, kështu që ka nevoja të shumta financiare prandaj do të detyrohet të shesë disa lojtarë për ta tejkaluar krizën, në grupin e të cilëve bën pjesë edhe Zigoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...