Një ditë e paharruar për Kaka
Lojtari i ri i Real Madridit, Ricardo Kaka, do të kthehet nga Kupa e Konfederatave drejt në Santiago Bernabeu ku do të bëhet prezantimi i tij para tifozëve të Los Blancos.
Reali ka caktuar mbrëmjen e të martës kur braziliani do ta veshë fanellën e Mbretërve. “Jam i sigurt se do të jetë një ditë e paharruar në karrierën time. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe jam i lumtur që po shkoj në Madrid”, është shprehur Kaka për “AS”.
Category: Futboll
0 Komente