Pele: Isha fans i Liverpoolit, tash jam i United

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka qenë përkrahës i Liverpoolit, por tash është një fans i Manchester United.
Ish-sulmuesi i kombëtares braziliani, me të cilin Manchester United u përpoq të nënshkruajë në vitet e gjashtëdhjeta, beson se Liga Premier është spektakli më i mirë në botë. “Gjithmonë më kanë pëlqyer ekipet angleze. Në vitet e 1970-ta dhe 80-ta kam qenë fans i Liverpoolit. Nuk e di pse, ndoshta sepse ata ishin top-ekip aso kohe”, ka thënë 68-vjeçari. “Në 10 ose 15 vitet e fundit jam kënaqur duke përcjellë Manchester United. Ata luajnë në mënyrën e duhur dhe, në Brazil, Manchester United është ekipi më i popullarizuar. Premier League është liga më emocionuese në botë për t’u shikuar, nuk ka dyshime”, ka shtuar Pele.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...