Roma nënshkruan me Gubertin

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Calciomercato.com njofton se Roma ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Barit, Stefano Guberti, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kryeqytetasit.
Asgjë nuk është bërë e njohur në lidhje me detajet e këtij transferimi, mirëpo pritet që të enjten të jepet një deklaratë zyrtare nga Roma, e cila do të tregojnë vlerën e blerjes dhe pagën të cilën do ta fitojë lojtari. Për shërbimet e 22-vjeçarit kanë qenë të interesuar edhe Fiorentina dhe Juventusi, mirëpo në fund ai e kishte zgjedhur Romën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...