Sacchi: Do të më pëlqente ta drejtoj Romën
Trajneri i dikurshëm i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, ka deklaruar se dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit dhe ka caktuar Romën si skuadrën që pëlqen ta drejtojë.
Rolin e fundit se trajner Sacchi e ka ushtruar në vitin 2001 kur udhëhiqte Parmën, ndërsa gjatë viteve 2004 dhe 2005 ishte drejtor i futbollit te Real Madridi. Pas punës me Los Blancos, 63-vjeçari ka punuar si analist i futbollit, ndërsa tani dëshiron të punojë sërish si trajner. “Nëse do të kthehem, atëherë do të më pëlqente ta udhëheq skuadrën e Romës. Mendoj se Roma është një skuadër e cila mund të japë shumë”, ka thënë Sacchi për “Radio Radio”.
Category: Futboll
0 Komente