Terry: Nuk jam fajtor për shkarkimin e Mourinhos

dardanmiftari | Monday, June 01, 2009 | 0 Komente

John Terry edhe një herë ka mohuar fjalët e ish-bashkëlojtarit të tij, Claude Makelele, i cili ka deklaruar se mbrojtësi anglez ishte përgjegjës për largimin e Jose Mourinhos në vitin 2007.

Në një autobiografi të publikuar së fundmi nga mesfushori francez Makelele, thuhet se shkarkimi i Mourinhos kishte ardhur pas një zënke të cilën e kishte pasur portugezi me Terryn, pasi që trajneri kishte dëshiruar ta mbante në stol mbrojtësin e Bluve.

Megjithatë, kapiteni i Chelseat thotë se ai është njëri nga lojtarët të cilët i kishin kërkuar pronarit Roman Abramovich të mos e shkarkojë portugezin.

“Është e çuditshme (ajo që ka shkruar) sepse ‘Maka’ e di të vërtetën. Un isha njëri nga tre lojtarët që i telefononim Abramovichit natën vonë për të kërkuar që të mos e shkarkonte Mourinhon”.

“Unë, Frank Lampard dhe Didier Drogba luftonim që ta mbanim atë (Mourinhon) në skuadër, prandaj është diçka e çuditshme për t’u thënë (nga Makelele)”, është cituar Terry nga “The Sun”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...