Wimbledon: Serena në 1/8 e finales

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

Kampionia e dyfishtë Serena Williams ka mposhtur 2-0 në sete italianen Roberta Vinci (6-3, 6-4), për të siguruar vend në rundin e katërt të Wimbledonit.
27-vjeçarja amerikane, është duke kërkuar t’i shtojë edhe titullin e Wimbledonit trofeut që fitoi në muajin janar në Australian Open. Në 1/8 e finales Serena do të takohet me sllovaken Daniela Hantuchova, e cila mposhti tenisten japoneze Ai Sugiyama (6-4, 6-3). Kampionia olimpike Elena Dementieva ka eliminuar nga gara e mëtejme rusen tjetër Regina Kulikova, duke e shkatërruar në dy sete (6-1, 6-2). Dementieva në rundin e katërt do të përballet me rusen Elena Vesnina ose sllovaken Dominika Cibulkova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...