Zarate mbetet te Lazio

dardanmiftari | Monday, June 08, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka paralajmëruar kompletimin e transferimit të Mauro Zarates, duke thënë se ata kanë ndarë mjete të mëdha financiare për argjentinasin.
“Procesi i transferimit të Zarates është më i rëndësishëm dhe më i shtrenjtë në kampionat. Lazio shkoi atje (në Katar) pa negociuar për kompensime dhe do të paguajë kesh”, ka thënë Lotito. “Ne treguam se ky klub investon dhe i respekton detyrimet e veta. Derisa klubet tjera shesin, ne blejmë”, ka shtuar italiani.Lotito po ashtu pret që nesër në konferencën e shtypit, Delio Rossi të pohojë se do të largohet nga klubi, dhe pastaj drejtuesit do të kërkojnë një strateg të ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...