Zyrtare: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Real Madridin

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 1 Komente

Të premten mbrëma është konfirmuar transferimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi te Real Madridi, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Mbretërit.
“Klubi Futbollistik i Real Madridit dhe Manchester Unitedi kanë konfirmuar marrëveshjen definitive për transferimin e lojtarit Cristiano Ronaldo, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku”. “Lojtari do të jetë te Real Madridi në gjashtë sezonet e ardhshme, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet me 6 korrik në stadiumin Saniago Bernabeu”, shkruan në deklaratën zyrtare të Real Madridit. Kalim i portugezit te Los Blancos vjen pasi Unitedi e pranoi shumën rekorde prej 80 milionë funtesh (93 milionë euro) për shitjen e Ronaldos, ndërsa “Sky Sports” njofton se shuma e plotë e parave do të paguhet përnjëherë pikërisht në ditën kur kontrata hy në fuqi- më 1 korrik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. boll keq valla qe po shkon te reali i madridit kurr mo lojtar i mir nuk ka me kan qysh u kan te UNITEDI

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...