Barcelona e gatshme të transferojë Forlan

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 0 Komente

Barcelona raportohet se e ka marrë me seriozitet transferimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi nuk arrin të sigurojë marrëveshje për sulmuesin e Valencias, David Villa.
Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, do të mbajë një konferencë për media sot ku pritet të tregojë të rejat e fundit në lidhje me situatën e David Villas dhe bashkë-lojtarëve të tij, Juan Mata dhe David Silva.AS shkruan se Barcelona nuk do të lejojë që situata të zvarritet dhe nëse Llorente thotë se ai nuk është i gatshëm ta shesë Villan për një çmim të arsyeshëm, kampioni i Evropës do të rikthehet kah Forlan.Uruguaiani është favorit i drejtorit të Barcës, Txiki Begiristain, i cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester United para se ish-trajneri Frank Rijkaard ta bllokonte transferimin dhe të blinte Eidur Gudjohnsen nga Chelsea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...