Bayern: Lucio dhe Luca Toni do të qëndrojnë

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Lucio Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka thënë se mbrojtësi brazilian Lucio dhe sulmuesi italian Luca Toni do të vazhdojnë të jenë me gjigantin gjerman.
Që të dy lojtarët publikisht deklaruan se dëshirojnë të largohen nga Alliaz Arena, por klubi gjerman duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tyre. Me ardhjen e Mario Gomez nga Stuttgarti, Luca Toni do të ketë edhe një konkurrencë për në formacionin startues, dhe pritet ai të rikthehet në Serie A. “Luca do të duhet të luftojë për pozitën e tij dhe Lucio po ashtu është në planet e trajnerit Louis Van Gaal”, ka thënë Nerlinger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...