Cana kapiten i Sunderlandit

dardanmiftari | Monday, July 27, 2009 | 0 Komente

Lorik Cana, Sunderland Mesfushori shqiptar Lorik Cana pavarësisht se ka ndërruar klubin, nuk do të humbë shiritin e kapitenit.
Cana kaloi nga Olimpique Marseille në Sunderland gjatë të premtes për një shumë prej 5 milionë funte dhe siç ka konfirmuar trajneri i klubit, Steve Bruce, shqiptari do të jetë kapiten i ri i klubit anglez.“Cana do të jetë kapiten. Ai ka qenë kapiten i Marseillet, ai është kapiten i kombëtares së Shqipërisë dhe ai është një luftëtar i vërtetë, një lloj lojtari për të cilin kishim nevojë pasi Dean Whitehead iu bashkua Stoke Cityt”, ka thënë Bruce.“Ai është i fuqishëm, ai ka qenë fitues gjithë jetën e tij dhe jam i sigurt se do të përshtatet në Premier League”, ka shtuar trajneri i Sunderlandit.Ndërkohë në ndeshjen e fundit miqësore në Amsterdam Sunderlandi ka mposhtur me rezultat 2-0 ekipin spanjoll të Atletico Madridit, me të dy golat e shënuar nga Kieran Richardson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...