Deschamps: Tani për tani Cana është kapiten

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Olimpique Marseille, Didier Deschamps, ka deklaruar se mesfushori shqiptar Lorik Cana aktualisht është lojtar i Marseille, mirëpo ekziston mundësia që ai të largohet.
Kosovari është në shënjestër të disa skuadrave evropiane, duke specifikuar Arsenalin, Hamburgun dhe Wolfsburgun, mirëpo Deschamps thotë se për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte. “Tani për tani, ai është kapiten. Ndërsa për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte. E para, Loriku të gjejë skuadër e cila do t’i përshtatet, e dyta, ajo skuadër të bëjë ofertë e cila do t’i përshtatet Olimpique Marseillet, dhe e treta, ne duhet ta gjejmë një lojtar i cili është po aq kualitativ sa ai ose të jetë më i mirë”, është shprehur Deschamps.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...