Diego: Del Piero është gjeni

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Përforcimi i ri i Juventusit, mesfushori brazilian Diego, ka shpjeguar se pse ka zgjedhur numrin 28 në fanellën e bardhezinjve, dhe ka shprehur po ashtu admirimin për kapitenin e ekipit.
“28 është dita e lindjes time dhe dy shifrat që e bëjnë këtë janë 2 dhe 8, që japin 10, që është numri im favorit”, ka thënë ish-lojtari i Werder Bremenit.“Dëshiroja t’i bashkohem një klubi tradicional me një histori të gjatë, andaj e zgjodha Juventusin”, ka thënë më tej braziliani.Rreth punës me kapitenin Alessandro del Piero, Diego ka shtuar “Mendoj se do të kem privilegjin të luaj me një gjeni”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...