FIA do t’i sigurojë licencë Schumacherit

dardanmiftari | Thursday, July 30, 2009 | 0 Komente

Michael Schumacher Rikthimi i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, duket të jetë shumë pranë realizimit, sidomos pasi që FIA ka vendosur t’ia sigurojë lejen për ta zëvendësuar pilotin e lënduar të Ferrarit, Felipe Massa.
Të enjten trupi drejtues i Formula 1, FIA, ka konfirmuar se do t’i japë licencë shtatëherë kampionit të botës që të garojë në kompeticionet e radhës, duke filluar nga Çmimi i Madh i Evropës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Valencia. Schumacher herën e fundit është paraqitur në garën për Çmimin e Madh të Brazilit me 22 tetor 2006, ndërsa sipas rregullave të FIA-s një pilot mund ta sigurojë licencën nëse para tre vitesh ka garuar në 15 kompeticione. Gjermani e plotëson këtë kusht, meqenëse ka pilotuar bolidin e Ferrarit në 18 garat e vitit 2006.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...