Guardiola dëshiron anësorin e Valencias, Mata

dardanmiftari | Friday, July 03, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka në plan të sjellë në radhët e blaugranëve, anësorin e Valencias, Juan Manuel Mata.
Sportivja spanjolle Sport shkruan se Guardiola dëshiron ta forcojë ekipin në krahun e majtë të mesfushës dhe dëshiron ta sjellë mesfushorin Mata, në Camp Nou. Barca tashmë është në bisedime me Valencian për sulmuesin David Villa dhe po ashtu do të bëjë pyetje edhe për një marrëveshje që do të përfshinte anësorin. Ndërkohë, ish-kapiteni i Barcelonës, Sergi Barjuan, i është bashkuar stafit stërvitës së të rinjve të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...