Liverpool rikthen interesimin për Canën

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është rikthyer në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Siç shkruan The Mirror, burime nga Franca kanë zbuluar se spanjolli vazhdon të kërkojë kapitenin e Olimpique Marseille, derisa përgatitet të humbasë mesfushorin Xabi Alonso, që mund të transferohet në Real Madrid. Klubi francez tashmë ka nënshkruar me dy mesfushorë të rinj, Lucho Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qëndrimi i Canës është vënë në dyshim. Ndërkohë klubi i fundit që ka shprehur interesim për Canën është kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, që ka ofruar 7 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...