Interesimi për prezantimin e Ronaldos sa edhe për El Classico

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin se në Santiago Bernabeu do të grumbullohen më shumë se 75 mijë fansa për të parë prezantimin e Cristiano Ronaldos.
AS dhe Marca kanë shkruar se stadiumi i Realit do të jetë i mbushur përplot, edhe pse ky nuk do të jetë derbi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, por prezantimi i futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.Cristiano Ronaldo, i cili i kushtoi Realit 94 milionë euro, do të paraqitet për të parën herë para publikut spanjoll sonte në ora 21.Të bazuar në praninë e 50 mijë fansave që ndoqën prezantimin e Kaka një javë më parë, Reali ka dyfishuar stafin në Bernabeu për ngjarjen e sotme.Nuk do të jenë vetëm fansat spanjoll që do të ndjekin portugezin, por pritet të ketë të ardhur edhe nga Portugalia për të parë Alfredo di Stefano i cili do t’ia dhurojë fanellën me numër 9 Ronaldos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...