Jon Obi Mikel vazhdon kontratën me Chelsean

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Mesfushori nigerian Jon Obi Mikel i ka dhënë besimin e tij Chelseat, duke nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me ekipin nga Londra.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, në një deklaratë zyrtare në faqen zyrtare, një ditë pasi kontratën me klubin e vazhdoi edhe francezi Florent Malouda. “Ishte lehtë t’i jap besimin tim klubit pasi jam i lumtur këtu dhe kur erdhi mundësia, ishte kënaqësi të nënshkruaja pas bisedave me klubin. E ardhmja ime me menaxherin e ri do të jetë e ndritshme dhe unë mendoj se tashmë kemi krijuar raporte të mira pune”, ka thënë 22-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...