Juventusi do të luajë si Barcelona

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 1 Komente

Trajneri taktik i Asociacionit Futbollistik të Italisë, Franco Ferrari, beson se në sezonin e ardhshëm Juventusi do të luajë sikurse Barcelona duke u ofruar spektakël tifozëve bardhezi.
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, është njëri nga studentët e Ferrarit, ndërsa ky i fundit pohon se Bianconerët do të shfaqin futboll fantastik në sezonin e ri. “Juve do ta mbajë shumë topin. Do të ketë pasime të shkurtra, duke lëvizur vazhdimisht topin dhe duke pritur mundësinë për ta dënuar kundërshtarin. Stili i lojës së Juves do të jetë sikurse ai i përfaqësues së Spanjës, Barcelonës, ose Milanit (në formën më të mirë) nën udhëheqjen e Ancelottit”, ka thënë Ferrari për “Tuttosport”. Sipas Ferrarit, ikona e Juves, Alessandro Del Piero, duhet t’i përshtatet stilit të ri të lojës, sepse ai është mësuar të luajë pas sulmuesit, ndërsa këtë gjë tani do ta bëjë Diego, dhe ai duhet të shndërrohet në sulmues tipik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...