Lazio afër angazhimit të Julio Cruz

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Lazio ka vendosur të futet në garë për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Interit, Julio Cruz, i cili është në kërkim të një klubi të ri.
Argjentinasi është lidhur me një kalim në Napoli, Roma dhe Fiorentina, pasi kalimi i tij në Panathinaikos u bllokua për shkak të pagës së vogël që ofronte klubi grek.Corriere Dello Sport shkruan se klubi romak tash ka kthyer vëmendjen për të marrë lojtarin e lirë dhe është afër të mposhtë konkurrencën e klubeve tjera nga Serie A.Claudio Lotito e sheh Cruz si një zëvendësim për Goran Pandev, i cili pavarësisht se është në prag të largimit, ende nuk ka gjetur një klub të përshtatshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...