Ribery: Ose në Real ose askund tjetër!

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ia ka hapur derën Real Madridit duke thënë se ose do transferohet në Santiago Bernabeu ose nuk shkon askund tjetër.
Bavarezët vazhdojnë ta kundërshtojnë largimin e francezit, mirëpo Ribery ua ka lehtësuar punët Mbretërve pasi vetë ka deklaruar se dëshiron ta vesh fanellën e Los Blancos. “Unë kam vendosur, dëshiroj të shkoj. Do të jetë Reali ose nuk shkoj askund tjetër. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Së shpejti do të flas me drejtuesit e Bayern Munichut”, ka thënë Ribery për “L’Equipe”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...