Ronaldo: Nuk do të jem egoist!

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, përkundër se ka vetëbesim se vlen 94 milionë euro, premton se ai nuk do të jetë vetjak derisa do ta bartë fanellën e Real Madridit.
“Nuk ka dyshim se tash jam më pak egoist. Kuptohet, në të kaluarën mendoja se vetëm duke shënuar gola mund të siguroja transferimin në një skuadër më të madhe”. “Mirëpo, përvoja më ka ndihmuar të kuptoj se kur je në një skuadër, bëhesh pjesë e saj, dhe qëllimi është që të arrihen objektiva më të mëdha. Në Madrid do të shihni një Cristiano më të mirë”. “Do të punoj shumë që të përshtatem sa më shpejt që është e mundur dhe nuk mendoj se do ta kem vështirë të bashkekzistoj me gjithë këta yje”, është shprehur portugezi për “AS”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...