Terry: Edhe Capello është i lumtur me vendimin tim

dardanmiftari | Tuesday, July 28, 2009 | 0 Komente

John Terry John Terry ka dalë me deklaratë për të treguar vendimin e tij se do të qëndrojë te Chelsea, ndërsa thotë se edhe trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, është i lumtur që do ta shohë atë duke luajtur në nivelet më të larta të futbollit para Kampionatit Botëror.
“Të jesh në Ligën e Kampionëve është një gjë shumë e madhe. Nuk e di se si do të ishte reagimi i zotëri Capellos po të mos luaja në Ligën e Kampionëve”. “Jam i entuziazmuar dhe jam po ashtu i lumtur. Ne po dukemi shumë mirë në Angli dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i suksesshëm për ne”, ka thënë Terry për “The Mirror”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...