United këmbëngul në David Villan

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Oferta e kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, mbetet më e larta për sulmuesin e Valencias, David Villa.
Marca shkruan se United ka dërguar ofertë të vlefshme 45 milionë euro në drejtim të Valencias, pavarësisht se së fundi raportohet se Villa është në rrugë për të kaluar në Barcelona. Po ashtu thuhet se presidenti i Valencias, Manuel Llorente, favorizon Manchesterin, pasi ka mbetur i zhgënjyer me sjelljet e Barcelonës në tentim për të marrë shërbimet e sulmuesit, dhe do të marrë parasysh vetëm ofertat në kesh për lojtarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...