Wimbledon: Murray në gjysmëfinale

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Andry Murray ka shënuar fitore në tre sete ndaj spanjollit Juan Carlos Ferrero (7-5, 6-3, 6-2), për të siguruar vend në gjysmëfinalen e Wimbledonit për të parën herë.
Britaniku shkëlqeu në ndeshjen çerekfinale, duke pasur pak vështirësi vetëm në setin e parë, dhe duke dominuar plotësisht në dy setet e radhës. Murray është britaniku i parë që arrin në gjysmëfinale të turneut Wimbledon, që nga viti 2002, kur deri në këtë shkallë kishte arritur edhe Tim Henman. Skocezi do të luftojë për një vend në finale me fituesin e takimin në mes të amerikanit Andy Roddick dhe australianit Lleyton Hewitt. Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve në Wimbledon do të jetë ajo mes Roger Federer dhe Tommy Haas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...