Wolfsburg nënshkruan me Zianin

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, mesfushori algjerian Karim Ziani ka nënshkruar për kampionin e Gjermanisë, Wolfsburg.
Tashmë ish-lojtari i Marseille ka nënshkruar kontratë katërvjeçari me skuadrën nga Bundesliga, derisa skuadra franceze do të fitojë shtatë milionë euro nga ky transferim. “Jam shumë i kënaqur për ardhjen e Karim Zianit. Ai do të përshtatet mirë në skuadrën tonë dhe do të na ndihmojë për të shënuar gola këtë sezon”, është shprehur trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, për Bundesliga.de.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...