Zyrtare: Hleb transferohet te Stuttgart

dardanmiftari | Thursday, July 30, 2009 | 0 Komente

Barcelona ka konfirmuar se Aliaksandr Hleb në sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Stuttgartit.
“Klubi i Barcelonës konfirmon se Aliaksandr Hleb ka kompletuar transferimin te Stuttgarti”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës. Fillimisht Hleb është dashur të transferohej tek Interi, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou. Mirëpo bjellorusi vendosi të transferohej në klubin e tij të dikurshëm ku ka kaluar pesë vite (2000-2005). Ndërkohë konfirmimin zyrtar për kalimin e Hlebit në Bundesliga e ka bërë edhe Stuttgarti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...