Zyrtare: Liverpooli pohon largimin e Arbeloa

dardanmiftari | Wednesday, July 29, 2009 | 0 Komente

Liverpooli ka pohuar se është arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit të djathtë Alvaro Arbeloa.
Spanjolli një kohë të gjatë u lidh me një kalim në Real Madrid, veçanërisht pas arritjes së Glen Johnson në Anfield, i cili do të jetë zgjedhja e parë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.Mediat që në vikend paralajmëruan se Arbeloa është në prag të transferimit në Real, pasi dy klubet kishin arritur marrëveshje, e cila do t’i sjellë ekipit anglez nga 4 deri në 5 milionë euro, dhe kjo u pohua sot edhe nga Liverpooli. “Kemi arritur marrëveshje me Real Madridin për shumën e dëmshpërblimit të Alvaro Arbeloa, i cili tash duhet t’i tejkalojë testet mjekësore”, thuhet në deklaratën e Liverpoolit.Spanjolli pritet të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me klubin mbretëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...